Kryeministri Edi Rama do te takohet ne Athine me homologun e tij grek Kiriakos Micotakis.

Ky eshtë takimi I dytë mes dy kryeministrave, pas atij në New York të zhvilluar  dy muaj më parë gjatë punimeve të asamblesë së përgjithshme të OKB-së.

Shefat e qeverive do te diskutojne në Athinë gjerësisht të gjitha ceshtjet e mbetura pezull mes dy vendeve.

 

Në fokus të bisedës, raporton Vizion Plus, do të jetë marrëveshja e pafinalizuar  e detit, bisedimet për të cilën rinisën gjatë qeverisë së mëparshme të Aleksis Tsiprasit dhe u ndërprenë pas largimit nga detyra të ministrit të jashtëm Nikos Kotzias.

 

Por për Athinën zyrtare nuk bëhet fjalë për të rinisur bisedimet aty ku ato u nderprene pas negociatave mes ish kryediplomatëve Nikos Kotzias dhe Ditmir Bushati. Kryeministri Micotaqis dhe partia e tij Demokracia e Re kërkojnë vënien në zbatim të plotë të marrëveshjes detare të nëshkruar në vitin 2009 nga e njëjta parti  qe ne ate kohe drejtohej nga Karamanlis ndersa u nënshkrua nga ministrat te kohes Dora Bakojani dhe Lulzim Basha.

 

Kjo marrëveshje u dërgua në gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë.

Por mes Rames dhe Micotaqis do të diskutohen dhe cështje të tjera të rëndësishme, sic është rinënshkrimi i marrëveshjes së fqinjësisë së mire mes dy vendeve, shton me tej Vizion Plus ne raportimin e vet.

 

Nga ana tjetër Kiriakos Micotakis do të parashtrojë kërkesat e Athinës zyrtare në lidhje me të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri.

 

Por pas samitit të Brukselit të 17-18 tetorit ku Greqia pretendon të ketë mbështetur celjen e negociatave për Shqipërinë, kreu I qeverisë greke nuk ka kursyer kritikat ndaj Tiranes.

Rama dhe Micotakis synojne te forcojne marrëdhëniet mes dy vendeve edhe në fushën  e ekonomise.Një mundësi e mire bashkëpunimi do të jetë dhe samiti I katërt Europë- Arabi i cili do të zhvillohet të marten, ku gjatë paradites kryeministri Rama do të mbajë dhe fjalën e tij për rritjen e bashkëpunimit dhe investimeve./ Gerta Banushi

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *