Regjistrimi i shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit ishte në fokus të takimit që kryesocialisti Edi Rama zhvilloi në mëngjes me drejtuesit politikë. Mbledhja në selinë e Partisë Socialiste zgjati rreth 2 orë dhe mësohet se çdo drejtues politik raportoi për punën në diasporë dhe regjistrimet për secilin qark.
Pas mbledhjes, Rama doli së bashku me drejtuesin politik të Shkodrës, Benet Beci, por preferoi të mos bëjë komente për median.
Lexo edhe :
Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, më shumë emigrantë janë regjistruar në qarqet Tiranë, Fier, Korçë dhe Durrës, ndërsa në Kukës, Gjirokastër dhe Dibër, shifrat janë më të ulëta. /vizionplus.tv






