E diel, 15 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: E-Zone Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rama-Tabakut: Përmbahu zonjë, gjuha e fyerjeve nuk është shembull qytetarie!

Kryeministri Edi Rama ju përgjigj demokrates Jorida Tabaku, pas akuzave të lëshuara nga kjo e fundit për eurobondin.

Rama i kërkoi në “Twitter” që të përmbajë veten dhe të mos përdorë si argument sharjet. Ai përsëriti edhe një herë se eurobondi është një histori suksesi.

Reklamë

“Përmbahu zonja Tabaku, përmbahu sepse gjuha e akuzave dhe fyerjeve nuk është as argument, as shembull qytetarie në një shoqëri që ka nevojë për t’u pastruar në gjak e në mendje nga helmi i fjalëve të rënda, të cilat prej vitesh janë bërë buka dhe djathi i tregut të politikës… Doni s’doni ju Eurobondi ishte një sukses kuptimplotë, përmbajtja e të cilit është pasqyrë e qartë e zbrazëtisë së propagandës politike-mediatike kundër qeverisë dhe në fakt, kundër vetë Shqipërisë që ju e tregoni përditë si ferrin mbi tokë! Shqipëria dje triumfoi, doni s’doni.”

Jorida Tabaku akuzoi kreun e qeverisë gjatë kësaj të mërkure se eurobondi prej 650 milionë eurosh është marrë për të mbyllur hallet e tij dhe po i shton borxhin shqiptarëve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë