Në mesdite Edi Rama shkoi në parlament këtë të enjte  jo per te shkarkuar Ilir Metën.

Në asnjë  moment te fjalimit te tij 60 minutësh ai nuk e ka përmendur fjalën shkarkim, por per te sqaruar te verteten e tij per presidentin e republikes dhe arsyet qe motivuan dekretin per anullimin e datës se zgjedhjeve.

Ilir Meta është një nga bashkepunetoret me te ngushte apo rivalet me te forte të Edi Rames ne dy dekadat e fundit e jo rrallehere kryeministri ka folur per karakterin e njeriut qe shqiptaret e kane pasur kryeminister, kryetar parlamenti dhe sot president.

Të njejten qasje ka zgjedhur edhe këtë të enjte ne seance duke folur per karakterin, si rruga per te shpjeguar gjestin e kryetarit te shtetit.

 

“Çfarë kërkon më shumë nga Shqipëria presidenti Meta? Kujt më shumë se Ilir Metës i janë falur hilet, skandalet, dhe i është dhënë kaq e kaq herë mundësia të rilindë, i burrëruar, i penduar, i kthjelluar. Historia nuk e gjen një politikan të dytë që të ketë qenë kaq bujar. Historia e shtetit shqiptar nuk e gjen një politikan të tillë. Iliri është mësuar keq, ta tundojë dhe ta përqeshë fatin e tij, duke u bërë vend e pavend protagonist i një skene që Metës nuk i mjafton roli që ka. Jo presidentit të republikës, por edhe mbret ta shpallin shqiptarët,  jo vetëm të Shqipërisë por të gjithë trojeve, Meta s’do të ndihej i mjaftuar.

 

Në fjalën  e tij shefi i qeverisë është shprehur se I vetmi fajtor në lidhje me gjendjen në të cilën ndodhet vendi është Ilir Meta, duke quajtur shfuqezimin e dekretit mbi daten e zgjedhjeve, nje akt brutal.

Ndër të tjera ai ka theksuar se nuk mund të ndjekin lajthitjen e presidenti duke kapërcuer mbi kushtetutën dhe duke fluturuar mes plumbit të imagjinatës për të vrarë zgjedhjet.

 

“Ne sot jemi dëshmitarë të një zarari të madh dhe të dëmshëm të papranueshëm të presidentit të Republikës. Në përpjekjen e dëshpëruar të Sali Berishës  për të bërë lëmsh Shqipërinë. Për çfarë arsye në botë do të merrte një akt të turpshëm për të fshirë firmën e tij. Me cilin argument në botë mund të merrte një nismë të tillë. Ka vetëm një arsye që i shpjegon të gjitha Ilir Meta. Të kërkosh jashtë këtyre dy fjalëve shkaqet e kësaj marrëzie antikushtetuese është e kotë, se si erdhi puna deri në këtë pikë vlimi në kazanin e politikës.Presidenti duke kapërcyer mbi kushtetutën dhe duke fluturuar si një plumb qorr për të vrarë zgjedhjet në mes të zgjedhjeve, dhe pse ne pritën ditën kur do t’i mbushej mendja Saliut për një datë të re zgjedhjesh?,Po e filloj me një pyetje për të gjithë ata që duan të gjykojnë situatën sa të qartë dhe konfuze,  sa të lidhur edhe me një situatë të interesave vetjakë. Çfarë interesi vetjak kam unë se kjo s’është koha për asnjë kompromis por është koha për një fushatë për zgjedhje. Këto zgjedhje janë vendore dhe PS qeveris 75 % dhe drejton thuajse të gjitha bashkitë dhe mbështetja për mua dhe qeverinë është e palëkundur. Ekonomia goditet, turizmi dëmtohet qetësimi i situatës duket si gjëja më e lehtë.

 

Gjithashtu Rama deklaroi nga Kuvendi në seancën e kësaj të enjte se nuk ka asnjë vendim që i tund zgjedhjet e 30 qershorit, për tekat e opozitës që zgjodhi ti braktisë ato.

 

“Në cilin qytet ka protesta popullore përveçse në protestat imagjinare të demokratëve që I kanë mbushur rrugët me ish punonjës ujësjellshësh etj, që vijnë dhe urinojnë në derën e kryeministrisë. Ne nuk ka asgjë që na tund nga 30 qershori. Pse ne duhet të tërhiqemi nga kandidatët që dogjën veten dhe na lanë të vetëm në garë?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *