Ndonëse takimi i kësaj të enjte ishte programuar për të shpalosur programin “Shëndetësia që duam” në kuadër edhe të zgjedhjeve të 25 prillit, kryeministri Rama  e nisi fjalën e tij duke sulmuar fort presidentin Meta.

 

Dje thashë se 25 prilli është një udhëkryq për drejtësinë. Dhe në 25 prill sikundër na kanë ndihmuar që ta bëjë të qartë presidenti aktual që flet dhe në emër të atij presidenti më famëkeq të kësaj Republike, ju do të vendosni; me drejtësinë apo me Ilir Metën. Me reformën në drejtësi apo me koalicionin ‘KÇK’, PD-LSI. 

 

Sipas Ramës, kjo fushatë nuk është për të ngritur në radhë premtimet e kesaj mazhorances, por mundësi për t’ju njohur me planin konkret qeverisës të PS për periudhën 2021-2025.

Ne kete kuader, kryeministri e quajti 25 prillin edhe nje udhekryq te rendesishem per shendetin e shqiptareve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *