E hënë, 28 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Rama-studentëve: Nga nesër në universitete përfaqësues për zbatimin e VKM-së

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se duke filluar nga dita e hënë në të gjitha sekretariatet e universiteteve do të vendosen dy përfaqësues të Minsitrisë së Financave e të Arsimit që do të merren me zbatimin e VKM-së mbi tarifat dhe bursat e studentëve.

 

Në një postim në Twitter, Rama ka theksuar gjithashtu se përfaqësuesit krahas asistencës do të japin shpjegime për të gjithë studetnët që kanë paqartësi me problemet specifike të tyre.

 

“Nga nesër në sekretariatet e universiteteve do të vendosen dy përfaqësues të ministrive të financave e të arsimit, për të asistuar studentët që duan shpjegime apo duan të adresojnë probleme specifike, lidhur me zbatimin e VKM mbi tarifat e bursat brenda janarit #MeStudentët”

Vazhdo të lexosh