Subscribe

Për të frenuar largimin nga Shqipëria të mjekëve të rinj qeveria ka përgatitur një projektligj, i cili detyron studentët të cilët nisin këtë vit shkollën për mjekësi, të punojnë 5 vite pasi të kenë përfunduar studimet, e më pas ta pajisen me diplomë.

 

Vendimin e bëri të ditur vetë kryeministri Edi Rama, pas mbledhjes së qeverisë.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTRI I SHQIPERISE  

 

Ata që do hyjnë në vit të parë ka vetëm një zgjedhje, nuk ka zgjedhje tjetër. Nëse duan të studiojnë mjekësi në universitetin publik, do duhet të pranojnë këtë kusht dhe nuk është një kusht, por është formati i ri i Universitetit të Mjekësisë përsa i përket marrjes së diplomës. Nuk paguan populli shqiptar taksa që mjekët që formohen me tarifa simbolike dhe në universitet që mbahet nga taksat e popullit shqiptar të ikin që ditën e parë.

 

Ndërsa studentët që janë aktualisht në studime dhe dëshirojnë të largohen nga Shqipëria, do të duhet të paguajnë kostot.

 

“Ama patjetër që nuk u ndalohet e drejta atyre që janë aktualisht në universitet që të largohen në rast se duan të largohen, por në vitin apo në vitet e mbetura do duhet të paguajnë një tarifë tjetër, tarifë e cila do përcaktohet natyrisht nga universiteti sipas ligjit, por e cila mbulon plotësisht kostot dhe nevojën që ka universiteti për të formësuar një student.”

 

Ndërkohë ministrja e shëndetësisë, tha se deri në vitin 2024 do të rriten kuotat e pranimit në degën e Mjekësisë, duke e çuar numrin në 500. Gjithashtu qeveria ka marrë vendim për të miratuar një paketë mbështetjeje për trajtimin e veçantë të studentëve të Mjekësisë në institucionet publike. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *