Subscribe

Edi Rama kërkon që 21 janari të hetohet nga SPAK. Kërkesa e kryeministrit vjen pas vendimit të Gjykatës së Strasburgut që e cilëson vrasjen e Aleks Nikës një krim shtetëror dhe që duhet hetuar.

 

Lexo edhe :

Related Posts

Vënia para drejtësisë e përgjegjësve të vrasjes së katër qytetarëve në protestën e thirrur nga Partia Socialiste në 2011-në, në opozitë në atë kohë, për Edi Ramën është prova me të cilën drejtësia e re duhet të përballet.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Është shumë e qartë në vendim se autoritetet ekzekutive më të larta të vendit kanë penguar në mënyrën më brutale, (kriminale) drejtësinë që të reagojë dhe të veprojë në kohë reale për të nisur zbardhjen e këtij krimi. Nëse 21 janari mbetet në ajër, atëherë dhe themeli i ri i drejtësisë nuk e mban dot të gjithë peshën e jashtëzakonshme të misionit që ka drejtësia në një vend demokratik.

 

Thirrjes se ndërkombëtarëve për dialog me opozitën, kryeministri iu përgjigj me jo. Madje Sali Berishës dhe Gazmend Bardhit i bëri të qartë se as nuk do të hyjë në diskutime e as nuk do të lejojë ngritjen e asnjë komision hetimor deri në bërjen e ligjit të ri për to.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Ne nuk negociojmë me “non gratën” dhe me asnjë zëdhënës të “non gratës”.  Ka një ligj për këtë dhe ky ligj duhet riparë. Pse? Sepse Gjykata Kushtetuese ka lënë porosi për komisionin hetimor dhe porositë e Gjykatës Kushtetuese janë porosi që duhen zbatuar dhe është antikushtetuese që ti të vazhdosh të bësh sikur ato porosi s’ekzistojnë dhe të mos i kesh të përfshira në ligj. Kjo nuk mund të bëhet pavarësisht se ti mund të kesh një mandat deputeti dhe mund të kesh me vete dhe një numër deputetësh që firmosin që thashethemet që ti i ke përhapur vetë, mund të kthehen në një komision hetimor.

 

I palëkundur edhe për “zgjedhoren”. Si bashkëkryetar për reformëm më të rëndësishme politike shumica socialiste do të vazhdojë të njoh Enkelejd Alibeaj dhe jo Oerd Bylykbashin e kërkuar nga shumica e deputetëve demokratë.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Kemi një komision të reformës zgjedhore  dhe ai komision i reformës zgjedhore do bëjë reformën zgjedhore

 

Nën kërcënimet e vazhdueshme të Greqisë se nuk do të heqë dorë nga vetoja e saj për të bllokuar procesin anëtarësues të Shqipërisë në Bashkimin Evropian për shkak të çështjes Beleri, kreu i qeverisë tha se ajo mund të ndodhë.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Të bllokohet për një çështje që s’është fare një çështje e Bashkimit Europian, s’është fare një çështje e integrimit europian, s’është fare një çështje e kornizës negociuese të Shqipërisë me Bashkimin Europian, por është një çështje që dhe në aspektin bilateral, sipas meje është minore në raport me çështjet e rëndësishme të interesit të përbashkët strategjik mes nesh dhe Greqisë. Kjo është. Tani a mundet Greqia të bllokojë? Po edhe mundet, po pastaj?

 

Në daljen për mediat, kryeministri tha se nuk sheh asnjë problem në dërgimin e marrëveshjes me Italinë për emigrantët në kushtetuese nga opozita e po aq edhe për aksionet e saj në parlament.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *