E diel, 15 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Safir Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Rama: Sot hapen fluturimet e riatdhesimit nga Roma, ja çmimet që do të paguhen

Kryeministri Edi Rama njoftoi se këtë të enjte do të hapen fluturimet e riatdhesimit nga Roma. Rama sqaroi se për çdo fluturim do të paguhet nga personat që kërkojnë të kthehen në atdhe.

“???? SOT HAPEN PRENOTIMET PËR FLUTURIMET E RIATDHESIMIT QË NISIN TË SHTUNËN NGA ROMA✈️ PAKETA DO TË JETË 100€ PËR FLUTURIMIN QË DO TË PAGUHEN NGA PERSONI DHE 21€ NË DITË PËR AKOMODIMIN 14-DITOR NË HOTEL, PREJ TË CILAVE 14€ DO TË MBULOHEN NGA QEVERIA PËR FJETJEN E SHËRBIMIN ME STANDARTET ANTICOVID19, NDËRSA VETËM 7€ DO TË PAGUHEN NGA PERSONI PËR USHQIMIN????”

Reklamë

Për kreun e qeverisë, kjo është një paketë e arsyeshme. Sipas tij, çmimi i biletës do të jetë në varësi të destinacioneve.

“BESOJ SE KJO PAKETË ËSHTË MËSE E ARSYESHME E FALENDEROJ AIR ALBANIAN DHE OPERATORËT TURISTIKË PËR MIRËKUPTIMIN DHE KONTRIBUTIN E TYRE ME ZEMËR SHQIPTARE NË KËTË NISËM ASPAK TË LEHTË, PËR SITUATËN E NDËRLIKUAR QË PO KALOJMË????

#njëAtdhe ???????? #njëFamilje

*çmimi i biletës do të variojë sipas destinacioneve, ndërsa pagesa e hotelit karantinë do të jetë fikse për të gjithë natyrisht”

Më shumë video

Reklamë