Subscribe

Shqipëria qëndron në krah të Kosovës. Deklarata është bërë nga kryeministri Rama, i cili Kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama gjatë fjalës së tij në prezantimin e projektit të portit të Durrësit shprehu sërish mbështetje për Prishtinën në këtë situatë rëndë në veri të vendit.

 

 

 

EDI RAMA

KRYEMINISTËR I SHQIPËRISË

Së pari dëshiroj të përshëndes kryeministrin Kurti dhe kryeministrin Kovaçevski të cilët e patën të pamundur të ishin sot të pranishëm këtu për arsye angazhimesh. Në rastin e kryeminstrit të Kosovës e merrni vet me mend që pamundësia është e lidhur me situatën e krijuar së fundmi në veriun e Kosovës. Situatë në të cilën qeveria e Republikës së Kosovës ka të gjithë solidaritetin, mirëkuptimin dhe mbështetjen e qeverisë sonë dhe të Republikës së Shqipërisë.

 

 

Edhe një ditë më parë kryeministri Rama shprehu mbështetjen për qeverisë e Kosovës. Ai dënoi sulmet ndaj forcave të rendit dhe misionit ndërkombëtar si dhe kërkoi nga Beogradi zyrtar që të ushtrojë ndikimin e tij në uljen e tensioneve.

 

 

Rama gjithashtu i bëri thirrje Bashkimit Europian që të angazhohet më tepër në uljen e palëve në tryezën e bisedimeve për zgjidhjen e kësaj situate.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *