E hënë, 14 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Rama “shuplakë” UKT-së: Gjendja e ujit të pijshëm në Tiranë nuk ka qenë kurrë problem në këtë periudhë, qeveria do të ndërhyjë

Kryeministri Edi Rama njëherësh kreu i PS, deklaroi gjatë mbledhjes me deputetët socialistë ku hapi dhe fushatën për bashkinë e Tiranës, deklaroi se zgjedhja e kryebashkiakes së re do t’i jepte përgjigje halleve të qytetarëve.

Gjatë fjalës së tij Rama kritikoi UKT-në, duke theksuar se situata e ujit të pijshëm në Tiranë është shumë problematike, ku asnjëherë më parë nuk ka qenë në këtë gjendje në të njëjtën perdiudhë.

Sipas tij qeveria do të ndërhyjë në ujësjellësin e Tiranës, por dhe në të gjithë Shqipërinë.

Edhe në anketimin e fundit për Tiranën është e qartë se shumica e shqiptarëve nuk e kanë mendjen te rivalët e kandidates së PS, por te problematikat që kërkojnë adresim dhe zgjidhje nga bashkia e Tiranës, duke filluar nga uji i pijshëm i cili si asnjëherë më parë në këtë perudhë është kthyer në problem. Është një problem i keqadministrimit, dhe për këtë ne do të ndërhyjmë sërish në ujësjellsin e Tiranës. Shumë shpejt do të ketë një reformë gjithpërfshirëse në të gjithë Shqipërinë, jo vetëm për Tiranën, drejt krijimit të një operatori kombëtar i cili do të funksionojë njësoj si Operatori Kombëtar i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike me komponentin e prodhimit, me komponentin e transmetimit dhe shpërndarjes. Qeveria nuk do të qendrojë më anash duke pritur që bashkitë të kryejnë shërbimin e duhur cilësor për qytetarët, por do ju bashkohet atyre, sepse bashkitë do të jeënë aksionere në këtë kompani të madhe publike, por do të udhëheqë duke marrë përsipër gjithë ecurinë e gjithë këtij procesi”, tha Rama.

Taulant Halili
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video