E premte, 13 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rama: Shuma prej 40 mijë lekësh do të fillojë të derdhet në llogari nga 20 prilli

Kryeministri Edi Rama premton se nga data 20 prill punonjës të bizneseve të vogla dhe të mëdha që janë goditur nga kriza e pandemisë do të kenë në llogaritë e tyre pagën prej 40 mijë lekësh.

Me anë të një postimi në “Facebook”, shefi i qeverisë sqaron se nga paketa e zgjeruar do të përfitojnë 176 mijë familje.

Reklamë

 “???? PAKETA E ZGJERUAR MBËSHTET ME NJË PAGESË DIREKTE 40.000 Lek (400USD) 176.000 MIJË FAMILJE

• 100 MIJË TË PUNËSUAR NË BIZNESET E VOGLA, TË CILAT JANË GODITUR NË XHIRON E TYRE GJATË JAVËVE TË KUFIZIMIT TË LËVIZJEVE

• 66 MIJË PUNONJËS NË BIZNESET E MËDHA QË JANË GODITUR GJATË KËTYRE JAVËVE NË VENDET E TYRE TË PUNËS

• 10 MIJË TË PUNËSUAR NË SEKTORIN E TURIZMIT

NGA DATA 20 PRILL SHUMA 40.000 Lek DO TË FILLOJË TË DERDHET NË LLOGARITË E TË GJITHË KETYRE INDIVIDËVE DHE BRENDA MUAJIT TË 176 MIJË FAMILJET PËRKATËSE DO TA KENË MARRË ATË????”

Sipas Ramës, duke parë ecurinë e deritanishme të rasteve të reja të infeksionit, një pjesë e mirë e punonjësve të këtyre bizneseve do të rikthehen në punë brenda majit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë