Subscribe

Qeveria e ka përfshirë turizmin në sektorët strategjik për zhvillimin e vendit për të cilin do të ketë një paketë të posaçme masash, me qëllim nxitjen e turizmit elitar.

 

Duke nisur nga viti që vjen kush ka projektet për ndërtim hotelesh me 4 apo 5 yje, do të përjashtohet nga taksat. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me biznese vendase dhe të huaja, kur tha se taksat do të jenë zero për një periudhë 10 vjeçare.

 

Duke prezantuar përpara investitorëve të huaj potencialet që ka Shqipëria për të investuar, Rama ju rikthye sërish qëndrimit të tij për mediat shqiptare. Ai u kërkoi sipërmarrësve që të mos lexojnë mediat vendase, por të flasin me përfaqësues të administratës në rast se kanë nevojë për informacione.

 

Më tej kryeministri i bëri apel bizneseve që të denoncojnë çdo padrejtësi tek ministrja për sipërmarrjen. Në një muaj të krijimit të kësaj strukture janë 49 raste ankesash dhe denoncimesh që janë në shqyrtim për t’i dhënë zgjidhje nga kjo ministri.

 

Kryeministri Edi Rama mblodhi Këshillin Kombëtar Ekonomik per te diskutuar paketën fiskale dhe projektbuxhetin e vitit 2018. Gjate diskutimit te shifrave Rama tha se buxheti realizon ambicien e qeverise per te konkretizuar reformat e nisura ne mandatin e pare.

 

Ne fjalën e tij Rama u ndal tek te gjitha ndryshimet ligjore qe prekin biznesin, por mohoi qe zgjerimi i TVSH do te ketë kosto.

 

Buxheti i vitit 2018 do te fokusohet tek reduktimi i burokracive per qytetaret.

 

Ja fjala e plotë e kreut të qeverisë:

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *