E diel, 11 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rama: Shqipëria e nderuar të jetë vend themelues i Bordit të Paqes

 Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Bordit të Paqes, falënderoi Presidentin Trump që e bëri Shqipërinë pjesë e këtij rrugëtimi.

Rama: Flet vetë se sa e nderuar është Shqipëria të jetë vend themelues. Faleminderit që më ftuat të jem pjesë e këtij rrugëtimi. Në votën e linjëzuar në parlamentin tonë flet vetë sesa e nderuar është Shqipëria. Shumë thonë se Bordi i Paqes është për të zëvendësuar OKB-në. Nuk më duket si një zëvendësim, por nëse ndihmon për ta shkundur. Zoti e bekoftë Bordin e Paqes.

Reklamë

Ne përgëzojmë rolin tuaj vendimtar për t’i dhënë fund konfliktit zemërthyes në Gazë. Unë kam propozuar që ky bord të ftojë të gjitha vendet të kontribuojnë për fasilitetin publik për fëmijët e Palestinës. Duke bërë këtë do ndihmojmë pengjet më të pafajshme të çmendurisë së Hamasit.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë