E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rama shpallet “Qytetar Nderi” në komunën Vaccarizzo Albanese në Kalabri

Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Kalabri prej dy ditësh, ka marrë sot titullin “Qytetar Nderi” i Vacarizzo Albaneze, një prej komunave ku ruhen traditat dhe kultura arbëreshe.

 

Gjatë ceremonisë, kryetari i Bashkisë, Antonio Pomilo, vlerësoi rolin e kryeministrit Edi Rama në drejtimin e Shqipërisë.

 

Reklamë

Nga ana e tij, Rama përshëndeti komunitetin arbëresh, si dhe të gjithë qytetarët shqiptarë që janë zhvendosur në Itali pas viteve 90` dhe sot janë integruar duke ndërtuar të ardhmen e tyre në vendin fqinj.

 

Më pas, kryeministri vizitoi muzeun e kostumeve arbëreshe, i cili përmban veshje të komuniteteve të ndryshme arbëreshe.

Vazhdo të lexosh

Reklamë