Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
15 August 2026
Vizion fokus

Erdogan: Egjipti mund t’i bashkohet marrëveshjes së përbashkët të...

Çfarë po ndodh me zjarret në vend? Ministria e...

Rama për median britanike: Protestat në Shqipëri tregojnë se...

E rëndë në Itali, 26-vjeçari sulmon motrën me thikë,...

Situata e zjarreve në vend, Nufi: Vijon angazhimi i...

Të shtëna me armë në Virxhinia, 5 të plagosur

Si paraqitet situata e zjarreve në vend, Ministria e...

Atentati i dështuar në Elbasan, reagon policia! Detaje të...

Ja kush janë atentatori i dështuar dhe shënjestra në...

Tmerr në Elbasan! Tentoi të vriste një person me...

Rama shpall nesër qeverinë, Asambleja e PS nis në orën 11:00, të premten mblidhet Parlamenti

10 Shtator 14:33

Nesër në orën 11:00 kryeministri Edi Rama do të mbledhë Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste për të shpallur qeverinë e re.

Asambleja do të zhvillohet në ambientet e Pallatit të Kongreseve dhe i pari që do të flasë është kryesocialisti Edi Rama, i cili pritet të listojë prioritetet e mandatit të 4 dhe ekipin me të cilin do të drejtojë vendin deri në vitin 2029.

Pas mbledhjes së Asamblesë, mësohet se Rama do të zhvillojë edhe mbledhjen e parë me deputetët që dolën nga vota e qytetarëve më 11 maj.

Ndërkaq, në kampin e opozitës, Partia Demokratike do të mbledhë grupin parlamentar në orën 13:00 dhe do të përcaktojë strategjinë politike në këtë fillim legjislature.

Tashmë është e qartë se deputetët demokratë do të shkojnë në Kuvend e do të shfrytëzojnë sallën e Parlamentit për të denoncuar procesin e 11 majit, i cili, sipas tyre, është farsë elektorale.

Mbledhja e parë e Parlamentit të ri do të zhvillohet më 12 shtator në orën 10:00.

Mbledhja ka karakter ceremonial, drejtohet nga deputeti më i vjetër në moshë dhe i vetmi vendim që merr është ngritja e komisionit që verifikon mandatet e deputetëve.

Parlamenti rimblidhet sërish pasditen e së premtes dhe deputetët bëjnë betimin.

Në këtë seancë do të zgjidhet me votim të fshehtë kryetari i ri i Kuvendit, që vjen si propozim i Partisë Socialiste që fitoi zgjedhjet.

Sipas Kushtetutës, Presidenti i Republikës, në fillim të legjislaturës, emëron Kryeministrin me propozim të partisë që ka shumicën e vendeve në Kuvend.

Më pas, Kryeministri Edi Rama shkon në Parlament dhe paraqet, brenda 10 ditëve, programin politik të Këshillit të Ministrave së bashku me përbërjen e tij.

Miratimi i qeverisë është një nga mbledhjet më të rëndësishme të Parlamentit dhe, tradicionalisht, debati ka zgjatur dy ditë, pasi pothuaj të gjithë deputetët diskutojnë për programin e qeverisë.

Pas votimit në Parlament, Kryeministri Edi Rama dhe ministrat bëjnë betimin para Presidentit të Republikës dhe, pas kësaj, qeveria “Rama 4” nis zyrtarisht punën./vizionplus.tv

Posted Under:
Aktualitet Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
Edi Rama Qeveri e re

Nga e njëjta kategori

Rama për median britanike: Protestat në Shqipëri tregojnë se jemi një vend normal evropian

më shumë...

Atentati i dështuar në Elbasan, reagon policia! Detaje të reja mbi ngjarjen

më shumë...

Ja kush janë atentatori i dështuar dhe shënjestra në Elbasan (EMRAT)

më shumë...

Tmerr në Elbasan! Tentoi të vriste një person me plumb në kokë, autorit i ngec arma! Policia arreston atentatorin (VIDEO)

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

9:35

Erdogan: Egjipti mund t’i bashkohet marrëveshjes së...

9:27

Pse duhet të hani një lugë mjaltë...

8:38

Çfarë po ndodh me zjarret në vend?...

8:27

Zbuloni vendet ku grumbullohen më shumë baktere...

7:56

Kondicioneri ndezur gjithë natën? Ja 5 gabimet...

7:43

Rama për median britanike: Protestat në Shqipëri...

7:08

E rëndë në Itali, 26-vjeçari sulmon motrën...

6:54

Situata e zjarreve në vend, Nufi: Vijon...

6:44

Të shtëna me armë në Virxhinia, 5...

6:30

Shenjat e horoskopit që do të “mbushin...

6:10

Qafë Thanë, udhëtarët në “sprovë” për të...

6:05

Si paraqitet situata e zjarreve në vend,...

6:00

Atentati i dështuar në Elbasan, reagon policia!...

5:43

Ja kush janë atentatori i dështuar dhe...

5:19

Tmerr në Elbasan! Tentoi të vriste një...

5:02

Aksident në Fier, makinat përplasen kokë më...

4:52

Dështon atentati në Elbasan, tentoi ta qëllojë...

4:15

Arbër Hoxha shkëlqen në Kroaci, shënon golin...

4:15

“Halef” rikthehet me sezonin e ri, protagonistët...

4:05

“Asnjë fond për zjarrfikësit”, Balla i përgjigjet...

Më të klikuarat

  • Tragjedi! 39-vjeçari ekzekuton 5 persona në dy banesa
  • Atentati i dështuar në Elbasan, reagon policia! Detaje të re...
  • Ja kush janë atentatori i dështuar dhe shënjestra në Elbasan...
  • Izraeli surprizohet nga shpejtësia e rimëkëmbjes ushtarake t...
  • Kondicioneri ndezur gjithë natën? Ja 5 gabimet që bëni pa e...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.