Subscribe

Brenda muajit maj pritet të hyjë në fuqi amnistia fiskale. Nisma e paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama para se vendi të përballej me pandeminë për shkak të koronavirusit është gati. Përfitues do të jenë si shqiptarët brenda dhe jashtë vendit. Ata do të mund të deklarojnë pasurinë e vënë në 30 vitet e fundit pa asnjë masë ndëshkuese.

Të përjashtuarit nga amnistia fiskale janë personat që pasurinë e kanë vendosur nga aktiviteti kriminal dhe zyrtarë të lartë të vendit.

Nga zyra e Kryeministrisë përmes rrjeteve sociale, Edi Rama, njoftoi se nga e Hëna e 27 Prillit zgjerohet lista e bizneseve që do të hapen. Mbi 27 mijë punonjës do të rikthehen në vendet e tyre të punës. Hapen dyqanet e veshjeve, këpucëve, parfumeritë, bizhuteritë, elektroshtëpiaket, argjendaritë, shërbimi taksi, pra kryesisht sektori i tregtisë me pakicë.

Për të siguruar respektimin e masave në luftën kundër përhapjes së virusit, është në ngritje një task-forcë ndërinstitucionale. Me qendër në kryeministri, ekipet e saj do të shpërndahen në gjithë terrenin për të konstatuar respektimin e masave mbrojtëse.

Ndihmë ekonomike do të përfitojnë edhe punëtorët në të zezë. Ata do të përfitojnë një pagesë mbi 8 mijë lekë, pa qenë e nevojshme të denoncojnë punëdhënësin e tyre për mos-deklarim.

Nga dy paketat e mbështetjes ekonomike për biznesin e vogël dhe pjesërisht për biznesin e madh, ku përfshihet paga e luftës, bonusin prej 40 mije lekësh, garancia sovrane dhe lehtësi të tjera fiskale, sipas kreut të qeverisë financat e shtetit u  prekwn me:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *