Nga Shkodra, ku prezantoi kandidatët për deputetë në këtë qark, kryeministri Edi Rama nuk kurseu kritikat për kryebashkiaken Voltana Ademi.

 

Shefi i qeverisë akuzoi Ademin se është bërë pengesë për çdo investim të mazhorancës në Shkodër.

 

“Këtu jemi përplasur me murin qorr dhe shurdh të qeverisë vendore të Shkodrës. Kemi reflektuar seriozisht mbi nevojën dhe ambicien të shkodranëve dhe u kemi paraqitur një zgjedhje që është më e  mira që kanë pasur ndonjëherë me figura të reja që vijnë nga ky komunitete dhe me figura me eksperiencë që kanë dhënë kontribute të çmuara në komunitetet e tyre qoftë në Malësinë e Madhe, në Pukë apo në bashkinë e Vaut të Dejës. Sot të gjithë ata që prej shumë vitesh ishin nën thundrën e një pushteti vendosur të korruptuar dhe krejtësisht pa lidhje me aspiratat e tyre, po e shohin vetë atë që po ndryshon hap pas hapi. Asgjë nuk është perfekt, por rruga e ndryshimit është hapur edhe aty. Jam i keqardhur sepse ka një të vërtetë të pamohueshme në shprehjen  pakënaqësinë së njerëzve nga bashkia Shkodrës në raport me mua dhe qeverisë sot si pasojë e një kontrasti që bëhet gjithnjë e më e thellë mes Shkodrës dhe Vlorës apo Korçës dhe shumë qendrave të tjera urbane. Jam i keqardhur që s’kemi bërë më shumë, por jo se nuk kemi dashur. Kemi dashur dhe kjo numërohet lehtësisht në  punët qe kemi bërë përtej murit dhe bllokimit që ka bërë bashkia e Shkodrës dhe personit absurd që e drejton atë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *