Subscribe

Kryeministri Edi Rama deklaroi se procesi i rindërtimit pas tërmetit do të nisë me ato familje që janë dëmtuar më rëndë dhe që kanë më pak të ardhura. Në konferencën për prezantimin e projekteve të rindërtimit ai tha se gjithçka është gati për të nisur nga puna.

 

“Gara ndërkombëtare  për të ftuar të gjitha kompanitë e huaja apo vendase që do të përfshihen në procesin e rindërtimit. Bëhet fjalë për banesa me shumë njësi, pra apartamente në lagje apo blloqe të reja banimi. Është realziuar gjithcka që është e nevojshme nga pikëpamja e rindërtimit. Rindërtimi do të nisë nga familjet më të prekura dhe me më pak të ardhura dhe mundësi për të dalë nga kjo situatë e vështirë pas tërmetit, të cilët janë të detyruar të qëndrojnë pranë shtëpisë së rrënuar sepse nuk mund të shkëputen nga shtëpia, gjëja e gjallë. Ministrja e Kulturës është drejtuesja e të gjithë procësit të planifikimit.  Të kemi ndërtuar dhe hapur dyert e disa mijëra shtëpive të reja.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *