Kryeministri Edi Rama publikoi këtë të enjte një video nga kantieri i aeroportit të Kukësit, ku garantoi se do të jetë nja nga investimet që do ta shndërrojë qytetin në një pol ekonomik të verilindjes.

Përmes një postimi në “Facebook”, kreu i qeverisë tha se ky aeroport do të përcaktojë të ardhmen e ekonomisë së Shqipërisë verilindore.

Ai tregoi mes të tjerash se deri më tani po merr formë terminali i pasagjerëve dhe po bëhet zgjatja e zgjerimi i pistës së aeroplanëve.

“MIRËMËNGJES dhe me kantierin e Aeroportit të Kukësit, ku falë punës që vazhdon intensivisht po merr formë terminali i ri i pasagjerëve, po bëhet zgjatja e zgjerimi i pistës dhe po realizohet sipas standardeve të Bashkimit Europian një projekt i shumë ëndërruar, që do ta kthejë Kukësin në një pol ekonomik të verilindjes e do të përcaktojë fuqishëm të ardhmen e ekonomisë së Shqipërisë verilindore, ju uroj një ditë të mbarë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *