Kryeministri Edi Rama, ka bërë me dije se mbështetja për familjet e reja që bëhen me fëmiljë, nuk është ndaluar.

 

Ndërsa ka publikuar shifrat, Rama thotë nga janari i 2019 kur nisi programi universal i qeverisë 121, 955 të porsalindur kanë përfituar bonusin e bebes.

 

“Nuk e kemi ndalur për asnjë moment mbështetjen për familjet e reja që gëzohen me fëmijë. Nga Janari 2019, kur nisi programi universal i qeverisë, 121,955 të porsalindur kanë përfituar bonusin e bebes

40,000 lekë për fëmijën e parë

80,000 lekë për fëmijën e dytë

120,000 lekë për fëmijën e tretë”, shkruan Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *