Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga lagjja e re në Laç, pjesë e programit të Rindërtimit.

 

Krahas fotove, kreu i qeverisë shkruan se tashmë këto apartamente të rindërtuara janë gati për të akomoduar familjet, shtëpitë e të cilave u dëmtuan gjatë tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2019.

 

Përveç rindërtimit të banesave dhe godinave në lagjet e përfshira në procesin e rindërtimit, do të investohet dhe në infrastrukturë të re.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *