Kryeministri Rama është pritur këtë të premte nga Mbreti Felipe i Gjashtë, në Pallatin Mbretëror në Madrid.
Ai është i ftuar në ceremoninë e dhënies së Çmimit Universal Spanjoll, një çmim ndërkombëtar që u jepet atyre që kanë dhënë kontribut në promovimin dhe përmirësimin e kulturës, gjuhës dhe trashëgimisë spanjolle në mbarë botën.
Lexo edhe :
Related Posts
Në kuadër të vizitës së Ramës në Spanjë, do të nënshkruhet në një ceremoni të posaçme edhe marrëveshja “Kongresi Botëror i Ligjit 2027”, që do të mbahet në Tiranë.
Për Kryeministrin Rama, kjo tregon se komuniteti ndërkombëtar kërkon të njohë demokracinë dhe drejtësinë në Shqipëri. /vizionplus.tv