Subscribe

Ikën 3 mijë lekëshi në muaj si ndihmë financiare dhe zëvendësohet me indeksim pensionesh dhe rritje të pagave.

 

EDI RAMA 

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Është një mbështetje financiare në kohë krize për përballimin e efekteve të kësaj krize afro gjysëm miliardë lekësh.

 

Paketa e re që kryeministri Edi Rama e quajti si një mbështetje afatmesme përfshin kategoritë më në nevojë. Të parët janë të 674 mijë pensionistët.

 

EDI RAMA 

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Pensionet indeksohen zakonisht një herë në vit. Por për herë të parë do të ri-indeksohen. Do të kemi një ri-indeksim të pensionve të llogaritur sipas normës së inflacionit. Shkon në 6 për qind duke u nisur nga indeksimi i mëparshëm. Por shkon në 9.5 për qind si indeksim tërësor i këtij viti.

 

Indeksim në masën 7.5 për qind do të përfitojnë edhe personat me aftësi të kufizuar. Kjo kategori që numëron mbi 11 mijë persona do të marrë më shumë lekë edhe për të paguar energjinë elektrike. Ndihma ekonomike do të rritet për 64 mijë familje.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Do të rrisim edhe një herë me 10 për qind ndihmën ekonomike, ndërkohë që do ta dyfishojmë ndihmën ekonomike për gratë kryefamiljare me dy fëmijë.

 

Për të dytën herë paga minimale do të pësojë ndryshim.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Ndërhyrja tjetër do të jetë rritja edhe një herë po brenda këtij viti, e pagës minimale. Do të rrisim pagën minimale nga 32 në 34 mijë lekë në muaj.

 

Rroga në fund të muajit për punonjësit e administratës shtetërore, policëve të shtetit dhe burgjeve do të jetë më e lartë. Sipas kryeministrit Edi Rama paketa e re antikrizë do të ndihmojë në mos rënien e fuqisë blerëse.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Me këto ndërhyrje, ne besojmë që i kapërcejmë në aspektin financiar paketat e natyrës një pako për dy apo tre muaj dhe pastaj nuk ka tjetër dhe garantojmë me laps në dorë mosrënien dramatike të fuqisë blerëse.

 

Për fermerët, peshkatarët dhe kompanitë e transportit publik mbështetja financiare mbetet e njëjtë.

 

Naftë pa taksa për fermerët, rimbursim i TVSH-së së karburantit për peshkatarët dhe ruajtjen të pandryshuar të çmimit të biletës për transportin brenda dhe jashtë qyteteve.

 

 

Pensionistët                                                                       Indeksimi 6 për qind                 

                                   

 

PAGAT NE SEKTORIN PUBLIK

Policia e shtetit                         +5.560 lekë në muaj

Policia e burgjeve                    +10.548

Administrata                             + 5 .000

 

 

Personat me aftësi të kufizuar                                     Indeksimi 7.5 për qind                 

                                                                                        

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *