Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
08 August 2026
Vizion fokus

Kosova në “provën e zjarrit”, nëse dështon konstituimi i...

Ankand për topin e “Dorës së Zotit”, 10 mln...

Zelensky mbërrin në Beograd, mirëpritet nga presidenti i Serbisë...

Kush do të jetë presidenti i ri i Hungarisë?...

“Një trekëndësh bllokoi qiellin në 2002”, Pentagoni publikon dosje...

Dhjetëra sulme ruse në Ukrainë, dy të vdekur dhe...

I dorëzoi fanelën me numrin 10 Salah, mësohet se...

Mbyllet dita e 69 e protestës, nis marshimi në...

“Rapunzel” e Indisë thyen rekordin Guinness, flokët e saj...

Zjarr në një banesë në Gjirokastër, shkak bombola e...

Rama prezanton kandidatët pa Dritan Lelin: PD e ç’organizuar, çamët të papërfaqësuar në Vlorë

11 Mars 15:53

Në vajtjen e parë të kryeministrit Edi Rama në Vlorë pas zyrtarizimit të kandidaturave për deputet,  në prezantimin e skuadrës së këtij qarku, në krah të kreut të qeverisë, si asnjëherë tjetër, mungonte kryebashkiaku Dritan Leli.

 

Ekipin e Vlorës, shton Vizion Plus, Edi Rama e bashkëprezantoi me drejtuesin politik Damian Gjiknurin.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Arsyeja e rifreskimit të skuadrës lidhet me domosdoshmërinë për të përfshirë të tjerë, për të dhënë një mesazh të qartë edhe për të tjerë akoma, që nuk janë pjesë e kësaj skuadre deputetësh, por që janë pjesë e skuadrës së PS-së në Vlorë. Objektivi ynë për Vlorën është të marrim pa diskutim, numrin që kemi, 8 deputetë dhe deputete dhe duke kapur objektivin maksimal prej 9 deputetësh.

 

Ekipin kundërshtar, atë të Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj e quajti të ç’organizuar dhe që nuk përfaqësoi një komunitet të konsiderueshëm të çamëve.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Pala tjetër ka sjellë një listë të paligjshme me 17 vetë një çorodie dhe një talljeje brenda për brenda, për të akomoduar njerëz, për të futur njerëzit në halle e në sherr me njëri-tjetrin. Ndërkohë që çuditërisht, megjithëse janë 17 vetë, nuk është gjetur vend për një përfaqësues minoriteti, siç janë lënë në harresë totale përfaqësuesit e një komuniteti të madh këtu, komuniteti çam. Ndërkohë që, qoftë sekseri i Çamërisë, qoftë sekseri i Greqisë, kanë vajtur të dy bashkë në listën e Tiranës.

 

I larguari Alket Hyseni me mandat deputeti, pas vendosjes së tij i parafundit në listën e Vlorës ai është zëvendësuar nga Leonard Beqiri. Për rastësi një nga 12 emrat që synojnë karrigen e deputetit në parlamentin e ardhshëm nën siglën e Partisë Socialiste, është edhe Ilir Metaj.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Përballë ne kemi një hata të madhe, plus dhe për ata që janë të lënduar me një familje të shpërbërë tanimë, LSI-ja, ne kemi Ilir Metën e vërtetë këtu. Ja ku është. Se dhe Ilir Meta i Tiranës, Ilir Metaj e ka, por thotë Meta. Ky është Ilir Metaj.

 

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
Dritan Leli Kandidatë rama Vlore

Nga e njëjta kategori

EMRAT/ Bajri zihet me shokun e burgut, ja kush janë të dënuarit që u konfliktuan ditën e sotme

më shumë...

Kosova në “provën e zjarrit”, nëse dështon konstituimi i Kuvendit, vendi shkon sërish në zgjedhje

më shumë...

Festivali i folklorit në Kotë, 25 grupe marrin pjesë në edicionin e katërt të aktivitetit

më shumë...

Siguria rrugore, Hita në terren: Një rregull i respektuar, është një jetë e shpëtuar!

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

12:34

EMRAT/ Bajri zihet me shokun e burgut,...

12:12

Kosova në “provën e zjarrit”, nëse dështon...

12:10

Ankand për topin e “Dorës së Zotit”,...

11:56

Festivali i folklorit në Kotë, 25 grupe...

11:55

Siguria rrugore, Hita në terren: Një rregull...

11:48

Sherr në burgun e Fierit, dy të...

11:33

Njëri u vendosi zjarrin dy makinave, tjetri...

11:25

Zelensky mbërrin në Beograd, mirëpritet nga presidenti...

11:16

Ministria e Mbrojtjes: Në 24 orët e...

10:39

Kush do të jetë presidenti i ri...

10:04

Flakët përfshijnë furgonin që vinte nga Maqedonia...

10:04

U ekstradua nga Kolumbia, GJKKO lë në...

9:44

“Një trekëndësh bllokoi qiellin në 2002”, Pentagoni...

9:24

Fluks i shtuar në portin e Vlorës,...

9:20

U konfirmua nga Senati si ambasador, Ambasada...

9:02

Djegia e mbeturinave në landfillin e Krujës,...

8:45

Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Laç, një...

8:23

Termometri prek 40°C në Tiranë, “përvëlohen” Elbasani...

8:20

Prej 5 ditësh nën pushtimin e flakëve,...

8:02

Horoskopi për ditën e sotme, 8 Gusht...

Më të klikuarat

  • Sendet e personalizuara të Lady Diana, tribute në 20-të vjet...
  • “Humba gjithçka”, bashkëshortja dhe djali ndërruan jetë në a...
  • Detaje nga aksidenti i rëndë në Greqi, nënë e bir po shkonin...
  • Aksident i rëndë në Greqi, humbin jetën nënë e bir nga Shqip...
  • Tragjedia në Gjermani, këta janë tre shqiptarët që humbën je...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.