Subscribe

Kryeministri Edi Rama ishte pasditen e kësaj të shtune në Krujë, ku prezantoi kandidatët për deputetë që do të garojnë në zgjedhjet e 25 prillit.

Teksa theksoi se rindërtimi në Krujë dhe në Bubq do të përfundojë në tetor, ai u ndal edhe tek ujësjellësi i Krujës, i cili sot u vu në punë, duke furnizuar qytetin me 24 orë ujë.

“Është e turpshme të flasësh për ujin, por është një turp që duhet ta mbajnë ato që e kanë, se në ashtu e gjetëm , por po i japim fund, kemi kantiere kudo ku po punohet për ndërtimin e ujësjellësve ku do sjellin ujë 24 orë në çdo familje. Kur shumë nga punët mbarojnë, ose janë në proces, pse tani u kujtuar për fushatë, pse doni votat, pse ujësjellësi u ndërtua tani për fushatë, për një javë apo për një muaj, cilat nga veprat që njerëzit i shohin të marrin formë përfundimtare kanë filluar një apo 2 muaj, jo ujësjellësi ka 2 vjet që po punohet. Sot finalizohet s ene nuk kemi fjetur gjumë asnjë ditë, po kur thonë tani u kujtuar për shtëpitë, po këta ku ishin, ka 15 muaj, qysh të nesërmen që u kemi ndenjur në kokë familjeve, duke mos i lënë jashtë i kemi strehuar”, tha Rama.

Kreu i qeverisë ka një mesazh edhe për demokratët:

“Me marr një gamor që fle gjumë në këmbë dhe i thua shko merr drutë, nuk vijnë drutë, na humb dhe gamori, mirë që humb ai, por nuk na vijnë as drutë. Nuk më do mua, hajt se nuk kam dalë që të gjej nuse se e kam gjetur, ik shih sport, po punën kush do ta bëjë, Krujën kush do ta bëjë që fëmijët e tu o demokrat, o kokë e madhe të rriten këtu dhe ta kenë të ardhmen e vetë këtu. Pash një kokë të madhe demokratike në Pazar, por në dyqanin e vet e ka taksën zero, dhe jo me premtim por e ka sot. Por si mund të votosh me këmbët e tua gomarin blu, dhe më pas të vij taksa e sheshtë më shumë se ky këtu. Ka bisht mbrapa si gjarpër, që jo të ngec në fyt, por të rrotullohet në gërmaz që të mos marrësh frymë, se ka Saliun, Metën dhe Monikën, dhe thonë voto PD.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *