E diel, 15 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: E-Zone Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rama pret presidentin Azer/ Diskutohet gazifikimi dhe ndërtimi i një rafinerie për naftën

Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Alijev është pritur sot edhe nga kryeministri Edi Rama.

 

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama bën me dije se diskutoi me presidentin Azer, për projektet e përbashkëta në fushën e energjisë, me fokus gazifikimin e vendit.

 

Reklamë

Kryeministri sqaron më tej se me Alijev ështe folur edhe për ndërtimin e një rafinerie ultramoderne, e cila do t’i japë fund varësisë së vendit tonë nga nafta e importit.

 

“Me Presidentin e Azerbaixhanit, mikun e dashur Ilham Aliyev, patëm sot një bashkëbisedim si gjithmonë shumë miqësor, por edhe vërtetë të dobishëm për projekte të përbashkëta në fushën e energjisë, që nga nisja e programit të gazifikimit me investim të Azerbaixhanit, i cili do të nisë me një bashki që do të përcaktohet në një nga pikëkontaktet me TAP-in deri tek vendosja e piketave konkrete, për ndërtimin e një rafinerie ultramoderne, e cila do t’i japë fund edhe varësisë së vendit tonë nga nafta e importit”, shkruan Rama.

Vazhdo të lexosh

Reklamë