Në seancën e sotme plenare ishte planifikuar miratimi i marrëveshjes mes Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët.
Por Gjykata Kushtetuese pezulloi ratifikimin me një vendim të bërë publik pasditen e djeshme.
Lexo edhe :
Related Posts
Edi Rama në një konferencë për mediet, tha se kjo është një e drejtë e GJK dhe nuk lidhet me detyrat e tij.
Rama: Është e drejta e Gjykatës Kushtetuese, është e sanksionuar në Kushtetutë. Detyra e GJK për të qëmtuar një marrëveshje ndërkomëbtare përpara ratifikimit të saj, kështu që nuk kam asgjë për të shtuar këtu se nuk shoh asgjë që të lidhet me detyrat e mia.
Gjyqtarët vendosën të kalojnë për shqyrtim në seancë plenare ankimimin e 30 deputetëve të Partisë Demokratike që sjell automatikisht pezullimin e të gjjtha procedurave për miratimin e kësaj marrëveshje.
Marrëveshja me Italinë do të shqyrtohet në datën 18 janar nga Kushtetuesja.
Gjykata ndërkaq i ka kthyer për plotësim dokumentash ankimimin që Lulzim Basha kishte depozituar për këtë çështje.
Pas këtij vendimi, marrëveshja me Italinë do të hiqet nga rendi i ditës nesër në seancë plenare.
Parlamenti duhet të presë deri sa gjykata të shpallë vendimin përfundimtar për marrëveshjen për emigrantët.
/vizionplus.tv