Kryeministri Rama u ndal këtë të shtunë paradite në Fier në një bashkëbisedim me qytetare ku ndau me ta shqetësimë të ndryshme për problematike në nivel lokal dhe qëndror.

Rama tha mes të tjerash se projektet e mëdha kombëtare si aeroportet dhe portet janë motore zhvillimi të ekonomisë së vendit, raporton Vizion Plus.

 

Sot kemi në proces përfundimin e aeroportit të Kukësit. Pandemia na ka goditur sepse na ka bllokuar për një kohë bujë të gjatë aeroportin e Vlorës. Presim që të dalë fituesi dhe të lidhet kontrata. Mund edhe të mos lidhet kontrata siç na ndodhi me Milot-Balldren. Do të hapim aeroportin e Sarandës. Me këto aeroporte ne do të kemi një fuqi të madhe plus. Janë dy transformime të mëdha që nuk janë dëshira, por procese shumë të avancuara, porti i Vlorës dhe i Durrësit. I sjellin një tjetër fuqi motorike ekonomisë shqiptare, portet dhe aeroportet.

 

Kreu i qeverisë edhe projektet e mëdha rrugore Muriqan-Milot-Tiranë përmes Thumanë-Rrogozhinë-Fier .

 

Sipas tij i gjithë aksi Milot-Fier që I bashkon të gjitha rrugët në një të vetme, është një projekt që do të transformojë infrastrukturën.

Sipas tij këto nuk janë projekte elektorale por angazhime në vazhdim të qeverisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *