Subscribe

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se do të jetë vota ajo që do të përcaktojë pozicionin e tij të ardhshëm.

 

“Propagandë e shfrenuar për mosgarimin e Berishës, të gjithë këta zotërinjtë në një aspekt ose tjetër jetojnë në një sipërfaqe tjetër të hanës, këta kanë frikë nga vota. Do të jetë vota ajo që do të përcaktojë pozicionin e ardhshëm të Berishës. Të tjerat janë narracione ankthesh që nuk më impresionojnë, unë i besoj votës së lirë.”

 

Ai u pyet se ka zëra që para 30 prillit do të ketë arrestime në Komisionin e Rithemelimit, por Berisha i hodhi poshtë këto aludime.

 

“Gjërat duhet t’i shohim në rrafshin politik, me këto përpjekje, janë një kompleks përpjekjesh për t’i dhuruar përsëri Edi Ramës pushtetin vendor. Edi Rama është i pamëshirë në armiqësinë e tij ndaj opozitës, ai përpiqet tani ta shfrytëozjë ata pengjet e tij, se si e si, ju jeni dëshmitarë vet, unë s’do doja t’i thoja këto sot por nga ajo mbledhje ku Basha dha dorëheqjen doli platforma që kreu i PD të zgjidhet pas zgjedhjeve.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *