Deputeti i opozitës parlamentare, Andi Përmeti në fjalën e tij në Kuvend këtë të enjte tha se PD dhe PS nuk e duan ndryshimin e sistemit zgjedhor, ndërsa iu bëri thirrje deputetëve socialistë që të  reagojnë.

Përmeti tha se kreu i qeverisë po përgatit skenarin e 2013 dhe se do t’i zëvendësojë me trafikantët e drogës pas legalizimit të kanabisit për arsye mjekësore. 

“Dje morëm një lajm të pritur por të keq, mosndryshimin e sistemit zgjedhor. As PS dhe as PD nuk e duan ndryshimin e sistemit. Nëse ju ia lini në dorë 100% Edi Ramës bërjen e listave kam frikë se 50% e juaja do mungojë në Parlamentin e ardhshëm. Kam frikë se ai po përgatit skenarin e 2013, për t’ju zëvendësuar juve me kriminelë. Dikush nga ju do thotë nuk e lejon ligji, por Edi Rama po përgatit me ligj kthimin e tyre si biznesmenë të ligjshëm të kanabisit”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *