E enjte, 24 Shtator 2026 Zilia deri në 01:15 Në vijim ora 01:15: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Rama përplaset me ministrin teknik për administratën

Kryeministri përplaset me ministrat teknike për administratën. Këtë të mërkurë, në një nga takimet elektorale Edi Rama tha se cdo punonjës është i lirë të bëhet pjesë e fushatës elektorale pasi të ketë zhveshur kostumin zyrtar.

 

Por Ministri i Shëndetësisë shprehet i vendosur për te mos lejuar përfshirjen e administratës se shëndetësisë ne aktivitetet qe lidhen me zgjedhjet. Arben Beqiri tha se kjo është edhe arsyeja pse ai ndodhet në ketë detyre.

 

Reklamë

Një dite me parë ministri i shendetesise urdhëroi pezullimin e drejtoreshës se qendrës shëndetësore ne Lushnjë, pasi ishte pare ne tubimin e nje subjekti politik.

 

Ndërkoha ministria e financave, Hegla Vukaj, ka shkarkuar nga puna dhe me pas ka paditur ne prokurori inspektorin e hetimit tatimor, Kliton Bistri. Sipas ministres ai ka marre pjese ne aktivitete partiake.

 

Më shumë video

Reklamë