E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Rama përkujton 8 Dhjetorin: Me thinja të shtuara, por nder i madh që udhëheq vendin

Sot përkujtohet 8 Dhjetori, dita kur studentët e të rinjtë dolën në rrugë për të rrëzuar regjimin komunist.

 

Kryeministri Edi Rama tha në “Facebook” se këto 30 vite kanë qenë të jashtëzakonshme për shoqërinë shqiptare.

 

Reklamë

Ai shtoi se është i privilegjuar që sot është në krye të qeverisë për të ndihmuar Shqipërinë të bëjë përpara.

 

“30 VJET janë shumë në rrugën e një njeriu, por jo edhe aq në rrugën e historisë së një vendi e sidomos kur kjo është koha e kalimit nga një diktaturë ekstreme, në një demokraci funksionale. Bëhen plot 30 VJET sot nga dita, apo më saktë mbrëmja e daljes së studentëve në rrugën pa kthim të daljes prej diktaturës. Vite të jashtëzakonshme në jetën e shoqërisë sonë dhe një privilegj i jashtëzakonshëm të qenurit pjesë aktive e përpjekjeve përgjatë kësaj rruge, së bashku me nderin e madh të udhëheqjes së vendit në 7 vitet e fundit, pavarësisht thinjave të shtuara me një shpejtësi marramendëse në këto vite????.”

Më shumë video

Reklamë