Në një analizë të gjatë për vendimin e Shqipërisë për të strehuar përkohësisht një pjesë të qytetarëve të Afganistanit, jeta e të cilëve do të rrezikohej nga talebanët, kryeministri Edi Rama deklarohet kritik ndaj anëtarëve të Aleancës së Atlantikut. Në ditën kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës tërhoqën përfundimisht trupat ushtarake nga Afganistani, Edi Rama shkruan se secili nga shtetet anëtare duhet të njohë përgjegjësitë e saj në mbrojtje të jetës që përbën edhe një nga vlerat e NATO-s.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Deri pak ditë më parë, anëtarët e NATO -s ishin burimi kryesor i mbështetjes për njerëzit e Afganistanit. Ne nuk mund të tërhiqemi si hije, krahas idealeve, parimeve dhe premtimit të lirisë dhe demokracisë që kemi bërë gjatë dy dekadave. Aleanca ushtarake më e fuqishme në botë, e ndërtuar për të mbështetur ato ideale me praninë e forcës dhe forcës së shembullit, nuk mund të bëhet një entitet pa shtyllë kurrizore në sytë e popullit afgan dhe miliona njerëzve në vende të tjera që dëshirojnë të jetojnë në një shoqëri të lirë, të drejtë dhe demokratike.

 

Me vlerësimin se ndihma ndaj afganëve do të përbëjë një ngjarje për të cilën Shqipëria do të ndihet e nderuar, Edi Rama thotë se vendi ynë është i gatshëm të përballojë barrën e tij, gjë që sipas kryeministrit duhet ta bëj çdo anëtar i NATO-s, që ështw disa herë më i madh dhe më i pasur.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Nëse edhe Shqipëria, anëtari më i varfër i Aleancës, mund të menaxhojë pjesën e saj të barrës, kush nga shtetet e tjera anëtare të NATO -s nuk mundet? Dhe cili justifikim politik mund të jetë mjaft i fuqishëm për të mposhtur detyrimet tona njerëzore themelore? Ka shumë gishta të drejtuar dhe jo mjaftueshëm ngritje dore për njerëzimin. Parimi themelues i NATO -s është se sulmi ndaj njërit është sulm ndaj të gjithëve. Kështu që, edhe një sfidë humanitare aq e madhe sa ajo që NATO po lë prapa në Afganistan, duhet të përqafohet nga të gjithë.

 

Duke hequr paralele krahasimi me historinë e emigracionit të shqiptarëve pas rënies së regjimit komunist, strehimit të shqiptarëve të Kosovës nga spastrimi etnik i Sllobodan Millosheviçit apo të hebrenjve nga nazizmi, Edi Rama në analizën e publikuar në project-syndicate, thotë se tanimë përgjegjësia e NATO-s është të shpëtojë afganët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *