Kryeministri Edi Rama ka komentuar për “The Guardian” vendimin e Shqipërisë për të mirëpritur afganët.

 

Rama tha se është kënaqëi të ndihmosh një popull që është në vështirësi, ndërsa kritikoi vendet që kanë kthyer shpinën.

 

“Unë jam i shkatërruar kur shoh njerëz të braktisur dhe dua t’u jap atyre të paktën mundësinë për të marrë frymë përsëri. Ne e dimë se si është të jetosh nën një diktaturë dhe si është të jesh i huaj që kërkon strehim diku. Bëhet fjalë për ata që jemi; është nder dhe detyrë ta bësh këtë. Unë nuk mund të kuptoj sesi vendet më të pasura mund të kthejnë shpinën. Kjo bie në kundërshtim me vlerat që ne të gjithë predikojmë”, u shpreh Edi Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *