Kryeministri Edi Rama u ndal këtë të mërkurë në Shkodër për të bërë prezantimin e kandidatëve për deputetë të PS.

 

Në fjalën e tij, kreu i qeverisë nuk la pa sulmuar opozitën, për takimet elektorale që kjo e fundit organizon në kohë pandemie.

 

Edi Rama tha se policia nuk mund të merret me ta për shkelje të rregullave anti-COVID sepse janë të papërgjegjshëm.

 

“Çfarë tu thuash këtyre, për fat të mirë ja kemi dalë të hyjmë në procesin e vaksinimit masiv. Këta vazhdojnë si në ‘90 me makina me bori duke u mbledhur edhe duke puthur në buzë COVID, ndërkohë që lideri i tyre rri mbi makinë. Kjo është e pabesueshme, infektim masiv. Uroj që mos të përfundojnë në spital pas 3 javësh. Llogaria që kanë bërë ata që i mbledhin është se thonë punë e madhe shumë se pas 3 javësh kanë mbaruar zgjedhjet. Njerëzit duhet të kuptojnë se policia ka të drejtë. Më kanë pyetur nëse reagojmë ne ndaj kësaj që bëhet e kanë treguar se mund të bëjnë shumë më keq. Policia nuk mund të futet në luftë me një tufë të papërgjegjshmish. I mbledhin dhe del gjoja Luli nga makina dhe bën një dasëm spontane në mes të rrugës i mungon vetëm dajrja mbi makinë. Nusja është Shqipëria për plaçkë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *