Nga Kolonja, kryeministri Edi Rama përsëriti zotimin se qeveria socialiste do ta bëjë Shqipërinë kampione të turizmit në Ballkan, ndërsa solli në vëmendje edhe investimet që pritet të bëhen në disa qytete të tjera të vendit.

“Do ta bëjmë Shqipërinë kampione të Ballkanit në turizëm. Do ta bëjmë duke investuar në portin e Durrësit, në Vlorë, në Sarandë. Aeroporti i Kukësit do nisë së shpejti punë, edhe Aeroporti i Vlorës për pak kohë do të fillojë punë, edhe Aeroporti i Sarandës do jetë gati. Do hapim shumë porta për të ardhur në vendin tonë. Korça është afirmuar si destinacion. Kjo bashki do ketë ujë 24 orë, në të gjithë territorin e saj. Do të investojmë në agro-turizëm. Do investojmë, që të vijnë sa më shumë turistë. Në Rehovë më tregonin se vinin francezë. Ne do shkojmë më larg edhe se kaq. Ne mund t’ia dalim dhe do tejkalojmë tifozllëkun politik, duke parë interesin e përbashkët”, tha Rama.

Kreu i qeverisë ka bërë ironi edhe me programin e PD-së, të cilën e konsideroi një listë dëshirash – “çfarëdo që qytetari dëshiron të dëgjojë, premtohet”.

“Ata të tjerët kanë si qëllim vetëm të mbledhin njerëz dhe të infektojnë. Kanë dalë rrugëve me demek program, që në fakt është menu dëshirash, ca do të dëgjosh ti, ata ta thonë. Prodhimi i qumështit do të ulet duke rritur prodhimin e djathit nëse të shesin ‘sapunin për djathë’ dhe kush ta hajë le ta hajë, kjo është PD.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *