Subscribe

Kryeministri Edi Rama njoftoi se nuk do të lejohet asnjë lloj grumbullimi, duke paralajmëruar gjithashtu se do të ndëshkohet çdo individ që merr pjesë në grupime të mëdha.

Kreu i qeverisë theksoi se nuk do të tolerohet më asnjë biznes që nuk respekton protokollin e sigurisë, ndërsa u shpreh se përveç gjobave do të aplikohet dhe heqja e lirisë.

Ndërkohë, qytetarët do të vijonë të qarkullojnë lirisht pa kufizime e autorizime, por do të penalizohen nëse kapen në shkelje të rregullave të distancimit social.

1. Nuk do të lejojmë më në asnjë mënyrë asnjë lloj grumbullimi, qoftë dhe politik. Ju them të gjithëve vazhdoni punën, liria e lëvizjes është e garantuar, liria e shprehjes nuk është diskutuar ndonjëherë por grumbullime më shumë se sa numri i personave të lejuar nga protokollet e sigurisë nuk do lejohen më. Policia e Shtetit duhet dhe do bëjë detyrën pa asnjë dallim. Kush merr pjesë në grumbullime apo në grupime më të mëdha se sa numrin e lejuar do të penalizohet drejtpërdrejt individualisht.

2. Bizneset që nuk do të respektojnë protokollet nuk do tolerohen më. Përveç gjobave rrezikojnë dhe heqjen e lirisë nëse kapen duke shkelur protokollet.

3. Qytetarët do të penalizohen nëse kapen në shkelje të rregullave të thjeshta por shumë të bezdisshme të distancimit social në hapësira të përbashkëta. Kështu nuk vazhdohet më tutje.”

Rama tha se rreziku që po rishfaqet nga virusi është kërcënues, prandaj nënvizoi se është e rëndësishme zbatimi i masave për parandalimin e përhapjes së COVID.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *