Subscribe

Në takimin në Pallatin e Kongreseve, kryeministri Edi Rama paralajmëroi se qeveria do të marrë në administrim të gjitha ato bashki, që po shkojnë drejt kolapsit financiar.

 

Rama iu vuri tre detyra të prera kryetarëve të bashkive, “është mundësi financiare, përgjegjshmëri më e lartë, burime të reja financiare”.

 

Ne do të marrim masa, në rast të mos përmbushjes së detyrimeve financiare, në raport me disiplinën financiare. Sic bën gjithë bota. Duke marrë bashkinë në administrim, kur ato shkojnë në kolaps dhe kur situata financiare bëhet një gropë që nuk mbushet dot më, duke bërë sikur nuk e sheh. Nga ana tjetër, sic bëmë me pastrimin, do të bëjmë edhe me disiplinën buxhetore, njësoj. Nuk do të kalojnë buxhete në këshillat bashkiak

 

Kjo pamje nuk është vepra juaj vetëm, pasi është një situatë e trashëguar, por në ato zonën jeshile shumë nga bashkitë janë sot, për shkak të kryetarëve që janë sot këtu, të cilët e kanë trashëguar situatën me keq dhe sot e kanë bërë më mirë, me lidership dhe përgjegjshmëri. Këto tregojnë se kjo bëhet. Nuk po kërkojmë një gjë që nuk bëhet, apo që do krijojë dhimbje të papërballueshme.

 

E fundit që kam është kjo, nuk është e mundur të justifikohet një sjellje papërgjegjshmërie me detyrën dhe me detyrimet që ka bashkia, duke mbyllur sytë dhe mosmbledhur detyrimet që kanë njerëzit si konsumatorë të ujit dhe të cdo shërbimi. Taksa e pasurisë është taksa më e rëndësishme bashkiake në të gjithë globin. Te ne është taksa më e shpërfillur dhe pastaj natyrisht që nuk ka mjaftueshmërisht fonde për gjërat që ju doni. Nga diku ato fonde dalin.

 

Nuk mund të taksohet njësoj pasuria e një familjeje që jeton me të ardhura mesatare me shtëpinë e dytë e të tretë të një familjeje tjetër. Dhe jo vetëm kaq, por këto nuk mblidhen. Pra mesazhi i këtij takimi është mundësi financiare, përgjegjshmëri më e lartë, burime të reja financiare”, tha Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *