Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka ironizuar lajmin e dhënë nga kryeministri Edi Rama se sot mund të kemi një vendim të mirë sa i përket negociatave.

 

Teksa i drejtohet me ironi ‘Shoku Rama’, Tabaku i kujton edhe herët e tjera kur vendi sipas saj ka festar por lajmi s’ka ardhur.

 

“Lideri na ka njoftuar se mbase do kemi një lajm të mirë! Rrofsh sa malet o shoku Edi po atë lajm shqiptarët që ikin sot nga vendi, duhet ta kishin marrë kur ishin ende të vegjël! Megjithatë ishalla ke qëlluar në shenjë kësaj radhe, se ke festuar shpesh po lajmi s’ka ardhur”, ka shkruar Tabaku në Twitter.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *