Në një kohë që opozita mblodhi mbështetesit e saj jashtë parlamentit për protesten e radhës, në sallë kryeministri Rama nuk I kurseu akuzat. Teksa lajmeroi nje vjzite drejt Italise, ai e quajti vetevrases vendimin për djegien e mandateve.
Opozita është futur në një rrugë pa krye. Ata morën një vendim vetevrases për djegien e mandateve.Është e nevojshme te sqaroj për opinionin publik por edhe për mediat në Itali para se të nisem për vizite në këtë vend se protesta në Shqipëri nuk është popullore por politike. Levizja e bërë nga opozita nuk I bën asnjë dëm qeverisë.Vitin e kaluar opozita pas cadrës në boulevard, mori të gjitha garancite në prag të zgjedhjeve duke marrë “ministrite elektorale”.Jo vetëm kaq por por morën edhe shumicën në KQZ. Mos harrojmë që kolegji zgjedhor vjet ngeli pa punë sepse nuk pati asnjë ankese nga partite politike. Rezultati nuk u kontestua në asnjë moment dhe në parim sic bëmë edhe marrëveshjen
Rama tha se opozita luajti bixhoz me mandatet ndersa kerkon pushtet ne tavoline.
Kemi pas një opozitë pa program, pa sens përgjegjësie dhe ide. Një grusht njerezish të cilët nuk ishin votuar për të dhënë shfaqje te turpshme në kuvend. Madje në disa raste na tërhoqen edhe neve në këtë batak.Sot ne jemi këtu në kushtet kur ata janë larguar dhe një pjesë tjetër e opozitës ka zgjedhur dhe po zgjedhin që të bëhen pjesë e parlamentit. Kjo është krejtësisht e drejtë e tyre. Mandati nuk është një leter bixhozi, nuk mund të luajmë me të.Këta kërkojnë atë që kërkojnë gjithmonë, pushtet në tavoline dhe përmbysjen e rregullave të lojës. Por ky është një precendent I rrezikshëm që nëse një parti nuk fiton zgjedhjet, gjen pretekste dhe del në rrugë. Lulzimi e di shumë mirë këtë gjë.Ne do të vazhdojmë me më shumë vendosmeri punën tonë. Kemi bërë shumë, kemi gjëra ende për të përmirësuar por nuk do të ndalemi se punuari për vendin.
Ne fund kryeministri nuk kurseu edhe batutat per zgjedhjet lokale duke thene se opozita nuk do te marre asnje bashki pas muajit qershor.
Opozita nuk ka asnjë shans që të marri ndonjë nga bashkite tona në zgjedhjet e qershorit, madje ne do të marrim edhe bashkite e tjera që nuk kemi pasur. Edhe në Shkodër edhe në Tropojë më në fund do qeverisen nga njerëz normalë që dinë të bëjnë qytet, dinë të bëjnë zhvillim rural e urban dhe idenë të ndryshojnë faqen e historisë së një qyteti. Nuk duan t’i marrim të gjitha, bujrëm le të vijnë në sheshin e betejës.





