Subscribe

Brenda 24 orëve, kryeministri Edi Rama pritet të lërë spitalin.

 

Arben Gjata, shefi i kirurgjisë që udhëhoqi operacionin në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” pak orë pas ndërhyrjes kirurgjikale bëri me dije se gjendja shëndetësore e kreut të qeverisë është e mirë.

 

ARBEN GJATA

 

SHEFI I SHERBIMIT TE KIRURGJISE, QSUT

 

Operacioni u krye me laparoskopi. Është intervenuar rreth orës 2 të mëngjesit. Si operacion shkoi mirë. Gjendja post-operatore është stabël, pa temperaturë, sot besoj do të fillojë dhe të ushqehet dhe besoj që brenda 24 orëvë mund të largohet për në shtëpi.

 

Kryeministri u diagnostikua me apandesit akut mbrëmjen e së dielës. Pas kryerjes së disa testeve imazherike, Edi Rama iu nështrua operacionit nga mjekët e QSUT-ës. Për ekipin e bluzave të bardha që po mbajnë nën vëzhgim kryeministrin, rimbëkëmbja do të jetë e shpejtë.

 

ARBEN GJATA

 

SHEFI I KIRURGJISE, QSUT

 

Me laparoskopi koha e rikuperimit është shumë e shkurtër brenda 2-3 ditësh. Kryeministri nuk duhet të ketë kujdes të shtuar, është apandesit siç kanë hequ me mijëra qytetarë, asgjë më shumë, asgjë më pak.

 

Mjekët thonë se në pak ditë, Edi Rama mund t’i rikthehet aktivitetit politik. Në mungesë të tij fushata zgjedhore do të vazhdojë më të njëjtin ritëm. Drejtuesit politik të qarqeve do të mbjellin pemët dhe do të bëjnë prezantimin e kandidatëve për kryebashkiakë siç kanë bërë edhe pa u sëmurë kryesocialisti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *