Kreu i qeverisë Edi Rama deklaroi se po vijon puna pa pushim për pastrimin e plehrave në bashkinë e Vaut të Dejës, Përmetit, Matit e Selenicës, bashki që para 30 qershorit drejtoheshin nga Partia Demokratike.

 

Në një postim në Facebook, kryeministri Rama duke mos kursyer as akuzat në drejtim të ish-kryebashkiakëve thekson se deri më tani asnjëri prej punonjësve të bashkive të djathta nuk është larguar nga puna.

 

Sipas Ramës, në 30 qershor Shqipëria nuk votoi për të majtën por për të drejtën, dhe për këtë gjë askush nuk do të largohet nga puna me përjashtim të atyre që janë të paaftë.

 

“Vau i Dejës, Përmet, Mat, Selenicë – Vijon papushim heqja e zhulit, plehrave e ferrave nga territoret, ku pas largimit të kryebashkiakëve revolucionarë, punonjësit e pastrimit nuk paguhen më si turistë politikë, për të mbushur radhët e protestave antishtet në Tiranë, po janë kthyer në punën e tyre në shërbim të komuniteteve. E meqë ra fjala, deri tani askush s’është larguar nga puna në ish-bashkitë e djathta (përveç ca kokave të mëdha e të pagdhendura politike, që kanë ikur me dorëheqje) dhe do të largohet vetëm kush nuk do të dojë t’i futet punës; në 30 qershor Shqipëria nuk votoi për të majtën po për TE DREJTEN dhe unë do të bëj çmos që askujt të mos i mohohet padrejtësisht, e drejta për të treguar se e do dhe e bën si duhet, punën që ka”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *