Subscribe

Në një intervistë për median europiane “Politiko” kryeministri Rama bëri të qartë se Shqipëria nuk pret që samiti i BE-së, që do të zhvillohet javën tjetër, t’i hapë rrugën për nisjen e bisedimeve te anëtarësimit.

 

Ai shtoi se faji për këtë është i Bullgarisë, e cila nuk po heq veton ndaj Maqedonisë së Veriut.

 

“Nuk kam asnjë pritshmëri. Unë mendoj se asgjë nuk do të ndodhë. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk do të hapin zyrtarisht bisedimet për anëtarësim.

 

I pyetur nëse ndonjë lider i BE-së kishte sinjalizuar se bisedimet mund të fillojnë së shpejti, Rama u përgjigj:

 

“Çfarë sinjalesh mund të japin? Kjo nuk ka të bëjë me ta. Përsëri, bëhet fjalë për Bullgarinë. Të gjithë janë dakord, të gjithë mbështesin, të gjithë mendojnë se kjo duhet të ndodhë dhe kjo duhet të kishte ndodhur tashmë. Por, kufiri i tyre i manovrimit është i kufizuar nga Bullgaria.”

 

Rama konfirmoi se nëse nuk ka përparim këtë muaj, ai do të kërkojë ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut. Kryeministri shtoi se ai mbështet idenë e presidentit francez, Emmanuel Macron për një Komunitet Politik Evropian – një organizatë që do të ishte e hapur si për anëtarët ashtu edhe për joanëtarët e BE-së. Sipas Ramës, Bashkimi Evropian që kemi sot qartësisht nuk është në gjendje të përballet me sfidat e kohës që janë përpara.

 

Sa i takon raportit që vendet e rajonit kanë me Rusinë, Rama kërkoi mirëkuptim për pozicionin e Beogradit që ka refuzuar të vendosë sanksione.

 

“T’u kërkosh që ta bëjnë tani dhe në të g jithë diapazonin, është praktikisht e pamundur. Është vetëvrasëse për ekonominë e tyre. Ushtrimi i tepërt i presionit perëndimor mbi Serbinë mund të jetë i dëmshëm për stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor.”

 

Edhe pse jo me shpejtësinë e duhur, kryeministri është i bindur se Serbia është në rrugën e duhur. Por ai shtoi se skenarët e tjerë janë vërtet shumë të këqij për të gjithë dhe, veçanërisht, për këtë rajon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *