Subscribe

Kryeministri Edi Rama nënvizoi sot para kryebashkiakëve se duhet ndryshuar tendenca që  sektori i Ujësjellës kanalizimeve të kthehet në një vend ku jepen rroga, edhe për persona që nuk punojnë asnjë ditë ose nuk ndodhen fare në Shqipëri.

Rama theksoi se numri i të punësuarve nëpër ujësjellësa është sa një armatë e ndonjë shteti që është 10 herë më i madh se Shqipëria.

“Si mundet që numri i të punësuarve të ujësjellësve të Shqipërisë është sa një armatë e ndonjë shteti që është 10 herë më i madh se Shqipëria. Natyrisht që fjalët të gjitha janë thënë. Është koha për të vepruar dhe natyrisht siç folëm për mbetjet, edhe në këtë drejtim qeveria nuk do të rri më në pozitën e thjesht apo vetëm financuesit të këtyre shërbimeve, por do të përfshihet në këto shërbime. Ne nuk do të lejojmë më që paratë e popullit shqiptar të akuzohen në këtë farë feje nga keqqeverisja ekstreme e këtij sektori.
Madje ka edhe njerëz që nuk janë fare në Shqipëri dhe rezultojnë në librin e pagave të rrogave mujore. Kjo përkthehet në mos prerje të shërbimit për debitorë dhe në rezultate të pa imagjinueshme arkëtimi. Siç është Bashkia Kavajë 31% arkëtim. Ndërkohë që ka edhe këtu diferenca, por nuk them diferenca, sepse edhe më të mirët janë në raport të disfavorshëm. Kjo është kronike, është sëmundje e shumë e shumë viteve, por ne nuk mund ta pranojmë si të tillë dhe ta përmbysim si tendencë”, tha Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *