Kreu i qeverisë, Edi Rama mohoi të ketë 15 kushte për Shqipërinë për t’u ulur në tryezë me Bashkimin Evropian për të diskutuar për negociatat.

Rama u shpreh në rrjetet sociale se kjo nuk është e vërtetë, ndërsa me këtë rast sulmoi edhe opozitën. Ai tha se ata që flasin për 15 kushte do të vijojnë do të qëndrojnë në opozitë.

“Po mirë, kur paska 15 kushte për nisjen formale të negociatave për anëtarësim, për çfarë duhej kjo rezoluta e partive aleate të PD në Parlamentin Europian që u votua pa konsensus?😀 E pra, nuk ka 15 kushte për uljen në tryezë me BE, sepse 7X7 s’bëjnë 42 në asnjë vend të botës! Dhe nëse pastaj kjo 15-ta duhet për politikë e prandaj bashkohen kushtet e fillimit me ato të vijimit, atëherë nuk janë 15 po janë 15X100 kushte më shumë për t’u plotësuar deri ditën e anëtarësimit! Po një gjë është e sigurtë: Këta që kapen pas kësaj 15-ës do mbeten në opozitë✌️”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *