Kryeministri Edi Rama ka bërë me  dije se një ent publik me vetëfinancim ka ofruar nga të ardhurat e veta të akumuluara, që të mbulojë 100% taksën vjetore (tvmp), për 2020-ën, për 7,204 automjete.

“Ministria e Infrastrukturës dhe energjisë, sjell një shembull të shkëlqyer solidariteti nga dpshtrr për sektorin e transportit rrugor të pasagjerëve. Një rast i bukur ku një ent publik me vetëfinancim, nisur dhe nga rezultatet e mira për 2019-ën ofron, nga të ardhurat e veta të akumuluara, të mbulojë 100% taksën vjetore (tvmp), për gjithë vitin 2020, për 7,204 mjete!”

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, kreu i qevrisë tha se nga kjo paketë solidare e DPSHTRR-së në vlerën 170,194,500 lekë përfitojnë 7,204 mjete të disa kategorive.

“Autobus (mbi 8+1), transport qytetës, transport rrethqytetës, transport ndërqytetës, shërbime të rastit (turistik brenda e jashtë vendit), ndërkombëtar të rregullt, transport për personele, transport për llogari të subjekteve brenda e jashtë vendit!”

Rama nënvizoi se institucionet përgjegjëse do të mundësojnë që brenda majit kjo paketë të hyjë në fuqi!

“Ky akt mbështet njëkohësisht subjektet e lartpërmendura, buxhetin e shtetit dhe direkt bashkitë! PS: ata që i kanë paguar, do të kompensohen në momentin e pagesës së tvmp pasardhëse!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *