Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se do të nisë takimet me sipërmarrjen, ku në fokus do të jetë rritja e pagave në sektorin privat.

 

“Nisim takimet me sipërmarrjen për domosdoshmërinë e rritjes së mëtejshme të pagave në sektorin privat, ku tanimë nga prilli minimumi i detyrueshëm është 40 mijë lekë”, shkruan Rama.

 

Në të njëjtën kohë, ai bën me dije se qeveria po punon ende për rritjen e pagës minimale.

 

“Ndërkohë që qeveria po bën gati korrektimin e krejt skemës së pagave pas rritjes së ndjeshme të pagës minimale, si reagim ndaj vështirësive të paparashikuara të krijuara kudo prej agresionit të Putinit dhe inflacionit të luftës”, përfundon Rama.

 

Rama iu ka bërë thirrje sipërmarrësve që të rrisin rrogat e punonjësve të tyre. Ai ka theksuar se qeveria do të punojë për të mbështetur sektorin privat në mënyrë që barra e rritjes së rrogës minimale të mos mbetet mbi biznesin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *