E shtunë, 10 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:00 Në vijim ora 02:00: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rama nga sheshi “Skënderbej”: S’jemi engjëj, por më të mirë se ne nuk ka

Kryeministri Edi Rama renditi arsyet pse qytetarët shqiptarë duhe t’iu besojnë mandatin e tretë Partisë Socialiste.

Kreu i qeverisë deklaroi se ky mandat do të realizojë objektivin për të sjellë rreth 10 milionë turistë në Shqipëri.

Reklamë

“Çfarë ilaçi ka mërzia, pakënaqësia, kur je ende duke ngjitur një të përpjetë?  Vetëm ne e kemi fuqinë për t’u ngjitur dhe fuqia jonë për t’u ngjitur nuk vjen nga ndonjë dhunti e posaçme, por nga mbështetja jonë, nga mbështeja e shqiptarëve që ngjiten, pavarësisht pakënaqësisë, mërzisë dhë pavarësisht dokrrave.  Ne jemi këtu për të garantuar se deri në 2029 , taksa do të jetë zero, TVSH do të jetë zero. Duhet mandati i tretë që paga minimale do të shkojë 400 mijë leke. Mandati i tretë do të realizojë objektivin tonë për të pasur 10 milionë turistë në Shqipëri. Ky është objektivi ynë, i ndëprerë brutalisht nga pandemia. Përmes vaksinimit masiv ne kemi garantuar që qysh këtë sezon, Shqipëria të jetë shumë më e lehtësuar sesa një vit me parë. Kush i gjeti vaksinat, kush i solli vaksinat? Kemi siguruar vaksina që na jep mundësinë të themi se brenda qershorit kemi vaksinuar gjysmë milionë shqiptarë. Kush i bën këto? Dhëndri? Jemi këtu për ta ndryshuar këtë vend, për të treguar që puna është ajo që vlen dhe që ky vend bëhet. Më të mirë se ne nuk ka.”

Plot bindje, ai tha se PS do të dalë fituese në këto zgjedhje dhe se do të realizojë objektivat e saj.

“Jemi këtu për ta ndryshuar këtë vend, për të treguar që puna është ajo që vlen dhe që ky vend bëhet. Më të mirë se ne nuk ka. Ne jemi e vetmja e mire që Shqipëria ka sot në politikën e vetë. PS do të fitojë shumicën absolute dhe do të realizojë objektivat e saj. Në katër vitet e ardhshme do të bëjmë më shumë se çfarë kemi bërë. Nuk jemi të rënë nga qielli, engjëj, por thjesht shqiptarë që kemi pasur të parën Shqipërinë. Jo me llafe, por me vepra.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë