Subscribe

Kreu i qeverisë, Edi Rama, ka mbajtur fjalën e tij përpara mbledhjes së Këshillit të Sigurimit e cila po mbahet në kuadër të luftës së Ukrainës. Ai theksoi se problemit të marrëveshjes së grurit i duhet dhënë një zgjidhje, ndaj ky takim duhet shfrytëzuar për t’i bërë thirrje Rusisë të mos bëhet pengesë. Sipas tij, Rusia duhet të reflektojë në emër të të gjithë vendeve dhe njerëzve që vuajnë nga ky ngërç i krijuar.

 

“Duhet të gjejmë zgjidhje të përbashkëta për çdo zgjidhje të ngutshme. Të ndihmosh Ukrainën sot të vetëmbrohet për të ndalur Rusinë sot përcjell mesazhin më të mirë, jep garancinë që ata që kërkojnë paqe e bashkëpunim. Do ta shfrytëzojmë këtë takim, për t’i ribëre thirrje Rusisë për të nisur marrëveshjen e grurit për hir të atyre qindra milionëve që kërkojnë ndihmë për ushqim e ndihmë nga Kombet e Bashkuara.”- tha Rama.

 

Rama shtoi se kjo luftë e paprovuar dhe e padrejtë ka sjell një konflikt vdekjeprurës në mes të Evropës. Sipas tij, efektet e luftës nuk i ndjen vetë Ukraina, por e gjithë Europa dhe bota.

 

Këtë të mërkurë po mbahet seanca e Këshillit të Sigurimit me temë “Mirëmbajtja e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *